Dy persona i kanë dhënë fund jetës në Tiranë. Ngjarjet e ndryshme, kanë pasur për protagoniste një grua, e cila u vetëhodh nga pallati dhe një burrë, i cili u vetëvar.

Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4
• Më datë 28. 08. 2018, në rrugën “Qemal Stafa”, është vetëhedhur nga pallati shtetasja A. H., 34 vjeçe, e cila rreth orës 16:03, ka vdekur në spital. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 6
• Më datë 28. 08. 2018, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës, është gjetur i vetëvarur, shtetasi F. M., vjeç 62. Materialet do t’i kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.