Është zhvilluar takimi për Forumin e Biznesit midis dy qeverive shqiptare dhe asaj malazeze në Hotel Colosseo në Shkodër.

Dy Kryeministrat dhe përfaqësues të dhomave të tregtisë folën për potencialin e dy vendeve. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se është diskutuar që midis dy vendeve të reduktohen maksimalisht barrierat doganore.

Rama kërkoi propozimin e lehtësirave konkrete për shkëmbimet tregtare në mënyrë reciproke nga të dyja vendet.

Kryeministri malazez Dushko Markovic tha se potenciali midis dy vendeve është i madh, ndërsa kërkoi që të zgjidhet problemi shumëvjeçar me barrierat e biznesit.

Për bashkëpunimin ekonomik kemi konstatuar se potencilet nuk janë të shfrytëzuara. Në vazhdim duhet të bëjmë më shumë për të siguruar dhe lehtësuar procedurat doganore për shkëmbimin tregtar të mallrave.

E kam lutur Kryeministrin Rama për zgjidhje urgjente në kontekstin e anëtarësimit të dy vendeve ne CEFTA dhe organizztën botërore të tregtisë dhe të zgjidhim një problem shumëvjeçar që ka të bë me barrierat jodoganore,

veçanërisht për eksportin e birrës dhe verës. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera e kalojnë nivelin e marrëdhënies ekonomike. Potenciali është aty, le ta shfrytëzojmë.

Dy qeveritë shqiptare dhe malazeze firmosën disa marrveshje bashkëpunimi në Shkodër.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE