Dy raste të veçuara dhune, janë regjistruar nga Policia e Fierit.
Në njërin rast, protagoniste ka qenë vjehrra, e cila ka dhunuar fizikisht nusen djalit të saj.
Ndërsa në një rast tjetër, djali, ka dhunuar nënën e tij dhe njerkun.

Për të dy rastet, nga ana e Policisë Vendore, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 05. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasen D. l., vjeçe 60, banuese në Fier, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nuses së djalit, shtetases A. L., vjeçe 23. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 05. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin M. N., vjeç 21, banues në fshatin Ruzhdie, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe njerkut, shtetasve D. D., dhe R. D., vjeç 50 e 60. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.