Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridalos (Emri origjinal Korydallos).  Shqiptarët e identifikuar me emrin K. Elvis dhe P. Leonard ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar zougla.gr dy shqiptarët e kanë prerë hekurat e qelisë dhe më pas  kanë arritur të kalojnë dhe muret rrethuese duke u arratisur

Arratisja e tyre është vënë re sot në mëngjes  kur nuk janë paraqitur në momentin kur bëhet prezenca.

Policia ka nisur operacionin për arrestimin e tyre ndërsa rasti i është referuar ministrisë së Drejtësisë. 

Artikulli paraprakTërmet në Itali, banorët e Aquilas ende në rrezik ndaj lëkundjeve të tjera
Artikulli tjetërAksidentet ajrore, 556 të vdekur në vitin 2018