Dy shqiptarë, janë dënuar me burg nga gjykata britanike. Adeljan Oshafi, 31 vjeç dhe Neim Bakia, 23 vjeç, të cilët drejtonin një fabrikë kanabisi, u arrestuan 20 tetor në qytetin Gloucester. Secili prej tyre do të vuajë nga 20 muaj burg.

Dy shqiptarët e kultivonin drogën në pesë dhoma të një pallati. Në brendësi autoritetet gjetën 963 bimë kanabis sativa, drita ngrohëse dhe pajisje të tjera që shërbente në rritjen e lëndës narkotike. Vlera e drogës së kapur mund të shkonte nga 250.000 deri në 750.000 paund.

Prokurori i çështjes, Jeremy Oliver e ka konsideruar punën e dy të rinjve shqiptarë si një ndër operacionet më të sofistikuara që ka parë ndonjëherë për rritjen e kanabisit në Britani.

Më herët në seancën dëgjimore për Adeljan Oshafin, avokatja mbrojtëse u shpreh se klienti i saj ishte thjesht “kopshtar” në ndërtesë duke nënkuptuar se ishte përfshirje e një niveli të ulët.

Po atë seancë, shqiptari tjetër, 23-vjeçari Neim Bakia nuk shfaqi pendesë duke pranuar rolin e tij në fabrikën e kanabisit.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE