Dy shqiptarë i kanë shpëtuar vdekjes mëngjesin e sotëm në Greqi.

Ata kanë rënë viktimë ndaj një sulmi të disa personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Athinë.

Siç shkruajnë mediat greke, shqiptarët kanë qenë në një makinë kur janë sulmuar.
Pesë persona kanë qëlluar me shkelma, grushte e sende të forta ndaj dy shqiptarëve të cilët kanë mundur të iknin.

Të dy kanë përfunduar në spital, ndërsa makina e tyre është gjetur e braktisur.
Policia nuk ka mundur të identifikojë asnjërin prej personave që sulmuan dy shqiptarët.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE