Monitoruesi grek i Helsinkit i ka kërkuar Presidentit të KE-së rihapjen e hetimeve për 12 çështje të fituara në Gjykatën e Strasburgut me të paditur shtetin Grek.

Dy nga këto çështje janë për dy shqiptarë të vrarë nga policia greke: Ilir Çelniku dhe pëllumb Marnikolla.

Ilir Çelniku u vra nga Policia greke në nëntor të vitit 2001 ndërsa 28 vjeçari Pëllumb Marnikollaj e humbi jetën në 3 gusht 2016 rajonin e Policisë së Patisias, në rrugën Aghias Lavras në Athinë.

Autoritetet policore greke pretenduan dy javë pas ngjarjes, më 18 gusht, se i ndjeri Pëllumb Marnikollaj u hodh nga kati i dytë i stacionit të policisë!

Gjithashtu, autoritetet nuk informuan askënd nga familjarët e viktimës, të cilët lokalizuan trupin e tij në dt.11 gusht, në kohën kur do të varrosej si një person i cilësuar si pakërkuar.