Dy studentë janë ndaluar nga forcat e rendit në Tiranë.

Studentët Vilson Kulemani dhe Gezim Almeta janë shoqëruar për në rajonin Nr.1 të policisë. Ende nuk dihet se pse janë arrestuar studentët.

Dy të shoqëruarit janë të rinjtë që varën çarçafin e madh tek Universiteti Politeknik.

Të rinjtë mendohet se kanë bllokuar dyert e universitetit dhe më pas kanë shpalosur banderolën gjigante.

Edhe studentët e tjerë protestues po shkojnë të komisariati nr 1.
Gjatë paradites së sotme, studentët nga shumë universitete vijuan protestën e paralajmëruar vitin e kaluar.

Ata kërkojnë zbatimin e 8 pikave nga qeveria, ndërsa sot kërkuan shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë.

PUBLICITET