Dy të rinj arrestohen me 3 mina të komanduar me celularë

Tre mina me telekomandë janë sekuestruar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Explosion”. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarak Tiranë si dhe Eraldo Kataroshi, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Moskallëzimit të krimit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”. Arrestimi i të rinjve është kryer në rrugën “Teodor Keko”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen Polo”, e cila drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho “Nga puna e mirëfilltë hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Muho, bashkëpunonte me shtetasin Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet që kryente”, sqaron policia. Minat ishin të lidhura me aparat celular të markës “Nokia” (me qëllim shpërthimin e tyre ne distancë dhe të pajisura me manjet). Policia sekuestroi edhe mjetin “Volkswagen Polo”. Ende nuk dihet nëse të rinjtë janë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale. Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ” Mbajtja pa leje e armëve, i bombave apo minave ose lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakU MERRTE PENSIONIN DHE I DHUNONTE, PRINDËRIT PADITËN DJALIN
Artikulli tjetërAKSIDENT ME 5 TË PLAGOSUR NË GJIROKASTËR