Ditëve të fundit në rrjet ka qarkulluar një video ku dy djem të rinj dhunojnë bustin e artistët të madh shqiptar Françesk Radi, që është i vendosur pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë.

Në video janë tre persona ku njëri filmon ndërsa dy të tjerët tentojnë të prishin bustin e Radit. Njëri prej djemve shihet se i ka hipur sipër bustit ndërsa tjetri tërheq kitaren e bronxtë.

Kjo ka ngjallur reagimin e qytetareve dhe artisteve, ku Elton Deda e ka dënuar këtë veprim të shëmtuar të dy djemve.

Artikulli paraprakI SHITI KOKAINË TURISTIT, ARRESTOHET KAMARIERI SHQIPTAR
Artikulli tjetërARRESTOHET “BANDA E LONDRËS”, NËN PRANGA 12 SHQIPTARË