Nuk ia kanë munguar tentativat e vetëvrasjes, as 24 orët e fundit Tiranës. Dy protagonistët, një burrë e një grua, kanë zgjedhur vetëhelmimin për ti dhënë fund jetëve të tyre.

Por falë ndërhyrjes së kohë, të ndihmës mjekësore, ata kanë shpëtuar, por pa e kapërcyer ende rrezikun per jeten.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 29. 08. 2018, në banesë është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasi D. N., vjeç 29, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 29.08.2018, në Laknas, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja J. B., vjeçe 47, e cila ndodhet e shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Artikulli paraprakSEKS NË KËMBIM TË KOKAINËS, ZBULOHET GRUPI I TRAFIKANTËVE, NË PRANGA 3 SHQIPTARË
Artikulli tjetërÇIFTI SHQIPTAR KAPET ME 290 MIJË EURO NË MAKINË, U ZBULUA NGA QENI