Dy tentativa të tjera vetëvrasje janë regjistruar në qarkun Fierit. Kanë qenë dy gra, që kanë vendosur ti japin fund jetës.

Ndërsa njëra prej tyre, ka humbur jetën, tjetra ka mundur të shpëtojë pas ndërhyrjes në kohë të ndihmës mjekësore.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 29. 08. 2018, në fshatin Sheqmarinas, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja S. Xh., vjeçe 57, e cila, rreth orës 07:50, ndërroi jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.
Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 29. 08. 2018, në banesë, në kushte depresioni, ka dëmtuar veten me mjet prerës, shtetasja M. N., vjeçe 22, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE