Vijojnë lëkundjet e tokës nga tërmetet. Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte dy goditje të tjera tërmeti janë shënuar në vend.

IGJEUM ka regjistruar lëkundje në Peqin dhe Gjirokastër, ndërkohë që një ditë më parë epiqendra ishte sërish në Gjirin e Lalzit.

Për fat tërmetet nuk kanë qenë të fortë. Ai në Peqin me magnitude 2.4 ballë dhe ai në Gjirokastër me magnitudë 2.2 ballë i shkallës rihter.