Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë hekurudhën Vorë-Shkodër.Zjarri ka rënë në afërsi të stacioni të Ishmit,dhe mesohet se po avancon drejt jugut.

Deri tani janë djegur rreth 4 km të hekurudhës dhe qindra binarë.
Sipas autoriteteve hekurudha ka dalë jashtë funksionit

Vetem pak minuta para ketij zjarri , nje tjeter vater ne Zejmen demtoi rreth 300m linear te hekurudhes.

Mesohet se nga flakët e zjarrit janë djegur traversat prej druri te hekurudhës si dhe bimësia përreth.

Shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Në linjën e hekurudhës Laç-Shkodër nuk kalojnë trenat që transportojnë njerëz, por vetëm trenat e mallrave.