Dy vëllezër belgë të moshës 20 dhe 26 vjeç u gjetën të vdekur në një dhomë hoteli në Piazza Santa Maria Novella në Firence.

Të dy djemtë ishin duke qëndruar me babanë dhe nënën. Në mëngjes babai kishte trokitur në derë, por të dy nuk ishin përgjigjur dhe ishte larguar duke menduar se ishin në gjumë.
Kur pasdite shkoi përsëri për ti kërkuar, ai i gjeti të vdekur.

Nga një ekzaminim i parë, mbi trupat e dy vëllezërve nuk kishte shenja dhune.
Po punohet për sqarimin e vdekjes misterioze të dy vëllezërve.