Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës një ditë më parë në banesën e tij në qytetin e Vlorës, bënë me dije burime policore. Viktima është S.F., 50 vjeç.

”Në lagjen ‘Kushtrimi’, si pasojë e kushteve të rënda psiko-sociale, në banesë, është vetëhelmuar, shtetasi S.F., 50 vjeç, banues në Vlorë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për vetëvrasje”, njoftoi Policia.

Një e re është gjetur e varur nga familjarët, në banesën ku jetonte në Sadovicë fshatin në Berat, këtë të hënë. Sipas hetimeve paraprake të Policisë, 24-vjeçarja me iniciale L.A. është vetëvarur. Një hetim ka nisur për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

“Në fshatin Sadovicë, në banesë, është gjetur e vetëvarur nga familjarët shtetësia L.A. 24 vjeçe. Nga veprimet e kryera, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat”, njoftoi zyrtarisht Policia.