Dy vjet pas mbylljes së kazinove dhe lojërave të fatit, qeveria ka vendosur ta rihapë këtë aktivitet në disa zona të Tiranës. Me dy vendime të miratuara së fundmi e që mbajnë firmën e zv.kryeministrit Erion Braçe dhe të botuara në fletoren zyrtare qeveria bën ndryshime në ligjin për lojërat e fatit, që deri më sot lejonte vetëm aktivitetin e kazinosë në qendër të Tiranës, bingot tradicionale dhe Lotarinë Kombëtare.

Vendimi i parë ka të bëjë me koordinatat ku lejohet aktiviteti kazino brenda qytetit dhe që saktësisht përfshin zemrën e tij nga rruga e Barrikadave tek Urani Pano Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush”. Vendimi i dytë përcakton kriteret për garën për dhënien e një licence. Sipas ligjit “Për lojërat e fatit” licenca e një kazinoje kushton 1 miliardë lekë për vetëm një sallë lojë dhe kjo shumë duhet të shlyhet në mënyrë të barabartë çdo vit përgjatë gjithë periudhës së licencës 10 vjet. Subjektet duhet që të kenë një kapital 1.2 miliardë lekë ndërkohë që vendimi i qeverisë përcakton sesi do të veprohet me shpalljen e garës.

This slideshow requires JavaScript.

Artikulli paraprak“RIKTHIM NË SKENËN E KRIMIT”, PD DENONCON: RAMA PREMTOI SE KAZINOTË DO JENË PËR HOTELET ME 5 YJE, RIKTHEN LOJËRAT E FATIT NË ZEMËR TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërPËRFUNDON RESTAURIMI KISHËS SË THETHIT. MASSAFRA JEP BEKIMIN E TIJ