Vllaznia i është rikthyer sërish stërvitjes në fushën sportive në Golem ku nën drejtimin e trajnerit Ervis Kraja kanë qënë bashkë të dy ekipet kuqeblu.

Prezent në këtë seancë stërvitore ka qënë edhe administratori Astrit Gjyrezi i cili mbajti një fjalim ftutbollistëve duke i përcjellë mesazhin se në këto dy ndeshje të mbetura ata duhet të bëjnë maksimumin.

Ndërkohë trajneri Ervis Kraja u shpreh se për të nuk ka dallim ndërmjet ekipit të parë dhe të dytë.

Trajneri Kraja sëbashku me stafin e tij kanë marrë përsipër një detyrë të vështirë ku do të synojnë arritjen e rezultateve pozitive tek të dyja skuadrat të cilat rrezikojnë shumë sa i përket pozicionimit që ata kanë në renditje në kategoritë përkatëse.

Artikulli paraprakPROKURORIA KËRKON BURG PËRJETË PËR SADETIN SULËN
Artikulli tjetërPEDOFILI SKOCEZ NË BURGJET SHQIPTARE KËRKON LIRIM TË PARAKOHSHËM