Forca te policise, duke kqyrur vendin e ngjarjes prane bulevardit Zogu i Pare, ku mbeten te vrare 3 persona, Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku, pasi jane qelluar per vdekje nga disa persona te paidentifikuar./r/n/r/nPolice force, at the crime scene at the First Bird Boulevard, where three people were killed,Mentor Lufi, Gerti Goxha and Besnik Sulku, after being shot dead by some unidentified persons.

Në komunën e Suharekës sot kanë ndodhur dy vrasje, ka konfirmuar , zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha se sipas informatave, një person është vrarë në një kazino në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Studenqan të po kësaj komune, ku ka mbetur i vrarë një person.

“Mund të konfirmoj se sot kanë ndodhur dy vrasje në komunën e Suharekës. Për këto dy raste do të mbahet një konferencë për media”, tha zëdhënësi Gashi

.
Nderkohë mesohet se rreth orës 11:40 në fshatin Studenqan të Suharekës pas një zënke mes dy vëllezërve janë shkrepur plumba, aty ka mbetur rëndë e lënduar edhe një grua (familjare e tyre).

Mediat nga burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë mësojnë se vëllai i madh (B.G 72 vjeçar) ka vrarë vëllain 64 vjeçar I.G.

Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një grua rreth 43 vjeç (inicialet e saj N.G- të gjithë emra të njohur për redaksinë).

Mësohet se motivi që dyshohet se çoi drejt vdekjes 64 vjeçarin ka të bëjë me trashëgiminë familjare.

“Motivet rreth trashëgimisë, kontesti pronësor”, tha ky burim.
Lajmin për vdekjen e 64 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur edhe një vrasje në Studenqan. Për dy vrasjet do të mbahet një konferecnë për media”, tha Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë rajonale të Prizrenit.

Ndërsa, në një kazino të Suharekës u gjet i vrarë sot edhe J.A 32 vjeçar. Motivi i kësaj vrasje nuk dihet deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar.

Kjo është vrasja e tretë brenda kësaj jave në Kosovë.

Artikulli paraprakKAPET VLONJATI, I PËRFSHIRË NË NJË GRUP KRIMINAL
Artikulli tjetërEKZEKUTIMI TEK LIQENI, VETËDORËZOHET SHOKU I AUTORIT