Një tjeter zjarr i madh ka rënë në qendër të Golemit në Kavajë.
Flakët duken edhe në distancë, ndërkohë që banorë të zonës së plazhit bëjnë të ditur se pak minuta më parë ka pasur dhe një shpërthim.

Paraprakisht bëhet e ditur se shkak për zjarrin në Golem është bërë këputja e një kablli të tensionit të lartë.

Pas këputjes, kablli ka rënë pranë disa pemëve dhe elektriciteti i përcjellë përmes tij ka shkaktuar zjarrin që po vazhdon akoma. Zona i përket Bashkisë Kavajë dhe ndërhyrja po bëhet nga reparti zjarrfikës Kavajë.

Sot pasdreke një zjarr ka rënë në brezin e barishteve përgjatë aksit Golem-Kavajë të rrugës dytësore, konkretisht në Qerret.

Barërat përgjatë këtij aksi rrugor kanë marrë flakë, ndërsa reja e tymit ka vështirësuar shikueshmërinë dhe qarkullimin në këtë aks.

Ndërkohë një tjetër zjarr ka rënë në një sipërfaqe me barishte pranë mbikalimit të kishës së Shënavlashit në autostradën Durrës-Tiranë, zjarr që është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit e Durrësit.