Kur vjen fjala për emigrimin, shqiptarët janë ndër rekordmenët absolutë në Europë.

Të dhënat më të fundit për vitin 2018 tregojnë se shqiptarët vijojnë të mbeten ndër 10 vendet e para sa i përket azilkërkuesve. Kështu, përgjatë vitit të kaluar, shqiptarët ishin në vendin e 9-të sa i përket kërkesave për azil, duke lënë pas Gjeorgjinë.

Me 21.900 kërkesa për azil përgjatë vitit të kaluar, shqiptarët janë padiskutim europianët e parë në listën e azilkërkuesve në Europë. Kjo vjen pavarësisht faktit se Shqipëria është një vend i sigurtë origjine.

Se si renditet Shqipëria në krahasim me vendet e tjera e tregon qartë edhe harta interaktive e Agjencisë Europiane të Emigrimit, sipas Scan.tv që ka publikuar të dhënat zyrtare për vitin 2018. Të dhënat tregojnë qartë se, gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar, numri i kërkesave për azil nga shqiptarët është rritur ndjeshëm, duke prekur madje nivelet e vitit 2016.

Përgjatë tre muajve të fundit, numri ka thyer nivelin e 2000 kërkesave në muaj, për të kulmuar në më shumë se 2500 në muajin tetor të 2018-ës.

Në tremujorin e fundit bëhet fjalë për rreth 7000 kërkesa në total, ose më shumë se 70 në ditë.

Edhe përgjatë Nëntorit dhe Dhjetorit, trendi ka qenë ndjeshëm më i lartë se përgjatë muajve të tjerë të vitit, e madje më shumë se nivelet e 2017-ës, gjë që e tregon qartë edhe grafiku.

Por, ndryshe nga vitet e tjera, në 2018 ka rënë ndjeshëm, në rreth 4%, norma e pranimit të kërkesave për azil. Pra, ndër ata që aplikojnë për herë të parë, më pak se 1/20 e kanë shansin t`iu pranohet kërkesa.

Artikulli paraprakI DËNUAR ME 8 VITE BURG, KAPET 53-VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetërKAPEN 1250 KG KANABIS MES AGRUMESH