Përmasat e zjarrit  përfshinë një apartament në katin e 7 të një pallati në Durrës, mbrëmjen e së dielës 3 shkurt.Flakët nisën rreth orës 23:30 minuta dhe shkrumbuan çdo gjë.

Dysheku elektrik- Ekspertët zjarrfikës do të presin përfundimin e hetimit për të zyrtarizuar shkakun ndërkohë që dyshohet se shkak ka qenë një dyshek elektrik.

Në apartamentin ku nisi zjarri ndodhej i vetëm Viktor Lekli. Burri e kishte vënë në prizë, ndërsa kohë që ishte futur në dush. Por kur doli ka gjetur shtëpinë në flakë. Zjarri u përhap me shpejtësi duke djegur gjithçka brenda banesës. Tymi e flakët dolën përtej duke krijuar panik e rrezik për banorët e pallatit.

Operacioni i shpetimit- Forcave zjarrfikëse të mbërritur me 5 makina iu deshën disa orë luftë me flakët dhe për të shpëtuar banorët e rrezikuar. Ndërprerja e energjisë nga ana tjeter nxorri jashtë pune ashensorët duke bllokuar banorët e kateve të larta.

Katet e sipërm u bllokuan nga tymi duke bërë që banorët të kërkonin ndihmë për evakuim pasi edhe kalimi nga shkallët u bë i pamundur. Ata u shpetuan nga një autoshkallë e cila i transportonte nga një ballkon i katit të tetë në tokë banorët.

Fillimisht janë shpëtuar prindërit me fëmijë të vegjël.
15 persona dergohen ne spital- Si rezultat i flakëve policia informon “nga tymi janë asfiksuar 10 banorë, 4 punonjës Policisë dhe një punonjës i Zjarrëfikses, të cilët u dërguan në Spital dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore janë larguar në banesat e tyre pa probleme për jetë”

Mes te evakuarve nje e paralizuar- Moti ka qënë në disfavor ndërsa shiu i rrëmbueshëm vështirësiu operacionin e zjarrfikësve për të shpëtuar banorët e pallatit në lagjen 1 .

Midis të evakuuarve ishte një e moshuar e paralizuar. Katër autoambulanca u vunë në dispozicion për të dërguar në spital çdo banor të shpëtuar ndërsa operacioni zgjati deri në mëngjes.

Zjarrfikësit pa frikë mund të quhen heronjtë e heshtur të natës të cilët në kushte shumë të vështira shpëtuan banorët.