Drejtorja e shkollës 9-vjeçare “Osman Dhampiraj” në Shtoj të Ri, Saime Hagrepi, ka depozituar kallëzim penal për mësuesen e asaj shkolle Luljeta Shyti.

Hagrepi mësuesen në fjalë e akuzon për fyerje dhe shpifje ndaj saj dhe familjes. Drejtorja shprehet se pretendimi se ajo ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike dhe verbale mbi nxënësit dhe stafin pedagogjik, nuk është i vërtetë.

Hagrepi shton se ky reagim institucional bëhet edhe me kërkesë të prindërve të nxënësve të përfshirë, sipas saj në manipulim. Drejtorja thotë se prindërit ndihen të fyer duke parë se si fëmijët e tyre janë përdorur në këtë çështje.

Një grup mësuesish dhe nxënësish të shkollës 9-vjeçare “Osman Dhmapiraj” Shtoj i Ri, të Njësisë Administrative Rrethina u paraqitën në datën 06 qershor në Komisariatin e Policisë Shkodër

duke pretenduar se drejtorja e shkollës ka ushtruar presion psikologjik ndaj nxenësve dhe mësuesve, të cilën Hagrepi e ka hedhur poshtë.