Per të tretin vit me radhe Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe projektin SEED, ka organizuar “ Panairin e punes dhe biznesit”

ku moren pjese dhjetra biznese , institucione me fokus punesimin dhe formimin profesional si dhe nxenes te interesuar per te njohur ate cka ofron tregu i punes ne Shkoder.

Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi vuri theksin tek papunësia në vend si një ndër shqetësimet kryesore

Sipas Ademit shumë te rinj te cilet dalin nga bankat e shkollave dhe univeristeteve dhe ndihen te pashprese per te gjetur punë e nga ana tjeter ka biznese te cilet kerkojne punonjes te kualifikuar

Drejtorja e zyres se punes ne Shkoder Rozafa Zmijani theksoi se krahasuar me vitin e kaluar këtë vit vërehet një tkurrje e punësimeve në sektorin publik

Ky aktivitet realizohet në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit vendor,

bizneseve dhe punëkërkuesve, me qellim promovimin e forcës aktive të punës dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve të bizneseve sipas sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.

Artikulli paraprak“FUND DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE”
Artikulli tjetërPROTESTA E STUDENTËVE, BASHKOHEN PEDAGOG DHE PRINDËR