24 orë pas dëmtimit të plotë të urës së Gjinajve në Mnelë, Bashkia Vau Dejës ka bërë të mundur riparimin në kohë rekord.Falë angazhimit të Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës,

dhe Shtabit të Emergjencave Civile në Bashkinë Vau Dejës u bë e mundur venia në funksion e kësaj ure e cila është e vetmja mënyrë komunikimi për banorët e zonës.Ura e Gjinajve u dëmtua totalisht një ditë më parë për shkak të erërave të forta.

Përvec kësaj ure, stafi i Bashkisë Vau Dejës gjatë gjithë ditës së sotme ka qënë në terren për të parë nga afër dëmët e shkaktuara si pasojë e motit të keq, duke qënë pranë banorëve të zonave të prekura nga erërat e forta.