Një 41 vjeçare e dënuar me 10 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale është arrestuar gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë Kufitare të Durrësit.

Raida Kollobani, (alias Raida Priska) i kishin mbetur dhe 3 vjet 11 muaj 9 ditë burgim pa kryer.

“Pas verifikimeve të kryera rezultoi se kjo shtetase ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane, për arsye se është dënuar me 10 vjet e 7 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale/grup kriminal për lëndet narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian, informon policia italiane

Ndalimi i saj u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë e cila e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Artikulli paraprakVRASJA E POLICIT, NIPI QËLLOI AKSIDENTALISHT XHAXHAIN
Artikulli tjetërU RRËSHKITI MAKINA DHE MBETEN TE BLLOKUAR, SHPËTOHEN KATER PERSONA