Në Kukës prej orës 12:00 po zhvillohet seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për pesë të ndaluarit e rastit Brenoga në Has ku u zbulua laboratori me heroinë.

Të ndaluarit mbërritën në orën 12:00 në Gjykatën e Shkallës së parë të Kukësit nën masa sigurie.

Mes të ndaluarve është edhe 76-vjeçari Mustaf Shuti. Caktimi i masës po bëhet nga gjyqtari Rexhep Karaj. Prokurori i cështjes, Etmond Karriqi ka kërkuar arrest me burg për të pestë të ndaluarit e këtij rasti, të cilët akuzohen për posedim, përpunim dhe trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Laboratori në Has, jepet masa e sigurisë për pesë të arrestuarit.
Xhevi Shehu, Flamur Cela dhe për Vehbi Berushin jepet masa e sigurise arrest me burg
Gjykata jep arrest shtëpie për Mustaf Shutin dhe detyrim paraqitje për Anila Shutin.

Gjatë seancës, Xhevit Shuti është shprehur para gjykatës se ‘E dinim për bimë medicinale. Jam arrestuar për drogë”. Për t’u njohur me masën e sigurisë kanë dalë; Xhavit Shuti, Anila Shuti, Mustafa Shuti 76-vjeç, Flamur Cela dhe Vehbi Barushi

Artikulli paraprakOPERACIONI, 27 NË PRANGA PËR TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE KORRUPSION
Artikulli tjetërSHKATËRROHET BANDA SHQIPTARO-GREKE E HAJDUTËVE VODHËN 800 MIJË EURO BIZHUTERI