Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se në nënstacionin e Shkodra 1 për shkak të remontit, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 12:00-18:00.

“Për shkak të remontit të planifikuar të OSHEE në nst/ Shkodra 1, në datën 3 tetor do të ketë kufizime energjie ne disa zona në Shkodër. Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 12:00-18:00” shprehet OSHEE.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, shpjegon detajet e zonave dhe lagjeve që do të preken nga kufizimi i energjisë elektrike.

“Pa energji do të jenë disa lagje të qytetit Shkodër dhe disa fshatra: Bashkia, Lagjet: “3 Heronjtë”, Skënderbeg, Golem, Dobraç, Ish Uzina Telave, F.N.SH., Bardhej, Bleran, Mes, Drisht,

Domen, Prekal, Kir, Rus, Grude, Guci, Hot i Ri, Ndërmarrja “Adelchi”, Ish kombinati drurit, NSHN, Spitali”, shpjegon Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Artikulli paraprakDEL NË SHITJE MAKINA QË SHKON NGA 0 NË 100 KM/H PËR 1.9 SEKONDA (FOTO)
Artikulli tjetërDJALI I DEPUTETIT HABIT NGA GJYKATA, MESAZHI QË KA PËR BASHËN