Partia Demokratike e Shkodrës ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD duke i bërë thirrje që me 16 shkurt të jenë të gjithë në protestë për të larguar qeverinë e krimit dhe drogës. Një thirrje të tillë e bëri deputeti i PD Bardh Spahia para të rinjve.

Kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli tha se është e pabesueshme që sot pas 28 viteve të rinjtë dhe demokratët do jenë sërish në rrugë kundër bijve të atyre që shkatërruan Shqipërinë.

Thirrja për të marrë pjesë në protestën e 16 shkurtit është jo vetëm për qytetarët por kryesisht edhe për të rinjtë në mënyrë që të kenë sipas PD një të ardhme të sigurtë.