Ky veprim i 22-vjeçarit Nikita Deft duket i lehtë, para se ai të mos shfrytëzonte të njëjtën hapësirë, që të rrotullohet disa herë së prapthi.

“Kam shumë përvojë në boks dhe hedhja apo kërcimi, është një ndër elementet kryesore të këtij sporti. E di çmimin e këtij veprimi dhe isha i vetëdijshëm se çfarë po bëj”, ka thënë Deft.

Sipas të riut, ky veprim është diçka që e krijoi pasi i erdhi prej zemre, pasi tërë jetën është munduar të bënte diçka të tillë.

“Që kur isha gjashtëvjeçar, kam nisur të ëndërroj dhe tani që i kam 22 po vazhdoj ta bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë atleti, në përshkrimin e videos në Instagram.

Nuk është hera e parë që po rrotullohet në skajin e pjesës më të lartë të ndonjë ndërtese, pasi kështu ka vepruar në Shangai gjatë fillimit të këtij viti.