Duhani është bërë pjesë e pandashme e cdo njeriu. Të rinj dhe të mëdhenj e konsumojnë atë tejmase. Pavarsisht se disa i dinë mjaft mirë dëmët që shkakton vazhdojnë përdorimin e tij.

 

Ndërkohë Pirja e duhanit po bëhët shkak i shumë sëmundjeve. Jemi mësuar të dëgjojmë që ai shkakton demtime kryesisht në zemër dhe në tru. Por shkencëtarët japin alarmin se ajo cka po bëhet e frikshme është ndikimi i duhanit në trurin e njeriut.

 

Sipas hulumtimeve të reja duhani bëhet pengesë e një zone të trurit e cila është më e rëndësishme për kujtesen. Kjo shkakton një ngritje të kalciumit në hippocampus, zonë e cila përmban të dhëna të përvojave tona të fundit dhe ato që kanë ndodhur shumë kohë më parë.

 

Një studim i pothuajse 2,000 njerëzve të moshuar gjeti ata që pinë duhan – ose ishin diabetik – këto persona kishin më shumë gjasa që të kishin këto ‘kalcifikime’ në skanimet e CT. Përfundimi mund të shpjegojë lidhjen midis cigareve dhe çmendurisë. Kjo mund të jetë një arsye tjetër për ta çrrënjosur zakonin.

 

Dëmtimet që shkakton duhani tek zemra dhe mushkëritë është dokumentuar gjerësisht, por shumë pak dihej deri më tani për ndikimin e tij në tru. Kjo do të thotë se duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundjen shkatërruese neurologjike. Besohet se kalcifikimi i enëve të gjakut mund të lidhet me problemet vaskulare që kontribuojnë në rënien e aftësive njohëse.

 

Artikulli paraprakRROBA TË FALSIFIKUARA PËR TREGUN SHQIPTAR, BLLOKOHEN MALLRAT NË KAKAVIJE
Artikulli tjetërRAMA NIS DITËN ME SHTËPINË E PUSHIMIT NË VELIPOJË