Një 22-vjeçar nga Lazarati ka humbur jetën këtë të hënë pasi është goditur nga një rrufe.

Xhuljano Koçi ishte duke kullotur bagëtitë në momentin kur ka rënë shkarkesa atmosferike. Edhe pse i riu është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Gjirokastër, ai nuk ka mundur të jetojë.

Ngjarja ka ndodhur në fushën e Luginës së lumit Drino, afër fshatit Bulo. 22-vjeçari nga Lazarati është viktima e dytë brenda pak ditësh që humb jetën nga rrufetë.

Në Shkodër u goditën tre persona në një arë teksa ishin duke punuar tokën.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE