Një shqiptar 19-vjeçar dhe një grek 21-vjeçar janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Eleni Tofaloudis në ishullin e Rodos.

Të dy kanë qënë të dyshuarit kryesorë të ngjarjes pasi ka pasur kundërshtime në deklaratat e tyre në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se dy autorët e dyshuar e kanë goditur në kokë 21-vjeçaren dhe e kanë hedhur në det ku edhe u gjet në mëngjesin e 28 nëntorit. Sipas një raporti të mjekëve ligjorë, 21-vjeçarja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja që kishte marrë në kokë.

Ende nuk dihet se kush e ka kryer vrasjen pasi autorët e vrasjes në dëshmitë e tyre i hedhin fajin njëri- tjetrit.