Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pasi janë planifikuar që të zhvillohen pesë seanca. Në orën 09:30 do të jepet vendimi për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi.

Më pas në orën 10:00 do të zhvillohet seanca dëgjimore për Medi Bicin, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë.

Në orën 12:00 do të zhvillohet seanca dëgjimore me Gentjan Medjan, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë.

Në orën 14:30 është parashikuar seanca dëgjimore me Besnik Muçin, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Dhe në fund në orën 16:00 është seanca dëgjimore me Brunilda Kadin, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Deri tani kanë kaluar në filtër shumë gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa si pasojë e shkarkimeve është bllokuar Gjykata Kushtetuese dhe e Larta rrezikon që të ketë të njëjtin fat.