Gjykata e apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish drejtorin e hipotekës ne Shkodër Zamir Leka ndërsa ka dhënë “arrest shtëpie” për ish juristen Frida Mirashi.

Gjatë seancës në apel ish drejtori i hipotekës Zamir Leka për shkak të rrethanave familjare pasi gruaja e tij është shtatzan ka kërkuar që ti jepet një masë më lehtësuese duke qenë i

gatshëm të vendosë edhe garanci pasurore por gjykata e apelit nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”.

Ish drejtori Leka akuzohet për korrupsion në lidhje me disa dosje gjatë kohës që drejtonte hipotekën e Shkodrës.