Një fizioterapiste 33 vjeçare nga Brazili, e quajtur Viviane Albuquerque, e cila ishte diagnostikuar me Koronavirus në javën 32 të shtatzënisë, ka ndërruar jetë por mjekët kanë shpëtuar fëmijën e saj me anë të një ndërhyrjeje urgjente cezeriane.

Me date 1 prill ajo kishte dale pozitive me koronavirus dhe ishte transferuar menjehere ne njesine e kujdesit intensiv per shkak te shtatezanise.Me date 3 prill gjendja e saj eshte perkeqesuar dhe me pas eshte intubuar.Nderkohe me 4 prill eshte kryer urgjent nderhyrja cezariane.

Fëmija lindi por nëna e tij ka ndërruar jetë një ditë më vonë. Partneri i saj, Erik Silva, ka treguar për mediat se fëmija i tyre ishte në njësinë e kujdesit intensiv në një gjendje të rëndë por të qëndrueshme. Fëmija peshonte 2 kilogramë dhe kishte pësuar një atak kardiak.

Foshnja po merr të gjithë kujdesin e nevojshëm nga ekipi mjekësor. Kjo ishte shtatzënia e dytë e 33 vjeçares, ajo kishte lindur më parë dy binjake, që sot janë 5 vjeç dhe të karantinuara bashkë me të atin.