Policia e Beratit ka arrestuar dy persona, të cilët kanë rekrutuar nëpërmjet fejesës një 29-vjeçare, që më pas përfundoi prostitutë në Itali.

Në pranga u vunë shtetasit F.D 62 vjeç dhe E.M 40 vjeç të dy nga Berati.

“Këta shtetas në bashkupunim me njeri- tjetrin duke e mashtruar nëpërmjet fejesës kanë rekrutuar dhe trafikuar në shtetin Italian me qëllim shfrytëzimin për prostitucioni një 29 vjeçare.

Në shtetin Italian 29 vjeçarja, shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D.D, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, ku falë bashkëpunimit me policinë Italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali”, sqaron policia.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Mashtrimi” në bazë të një urdhëri të lëshuar në datën 26 shtator.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Trafikim i të rriturve, kryer në bashkëpunim”.