Arrestohet nga policia një gardian i burgut të Fushë Krujës. Ai është Sokol Pjetërgjoka, ndërsa është prangosur në vendin e punës pas denoncimit të dy shqiptarëve nga Kosova.

Pjetërgjoka me origjinë nga Tropoja ditën e djeshme ka udhëtuar nga Vora për në Fushë Krujë në një makinë me dy shqiptarë nga Kosova, ndërsa në momentin që ka zbritur, sipas denoncimit u ka marrë një çantë brenda së cilës ndodheshin 800 euro dhe disa dokumente.

Në momentin që shqiptarët nga Kosova kanë konstatuar mungesën e çantës dhe dokumenteve janë kthyer duke bërë denoncimin.

Policia e ka mbajtur nën vëzhgim gardianin, ndërsa sot ndërhyri duke e prangosur. Pas kontrollit çanta me shumën e eurove dhe dokumentet iu gjetën në kasetën e sendeve personale në burgun e Fushë Krujës.