Mëngjesin e sotëm nga forcat policore janë zhvilluar kontrolle blic në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin, duke i pranuar gjykimin e shkurtuar që e shpëtoi atë nga burgimi i përjetshëm për vrasjen e katër efektivëve.

Kontrollet janë zhvilluar nga forcat speciale të policisë, pas lëshimit të urdhrave të kontrollit nga gjykata. Operacioni është shtrirë në një kohë në 3 qytete të ndryshme ku jetojnë gjyqtarët, në 5 banesa që disponohen prej tyre.

Mësohet se nga kontrolli bërë nga FNSH-ja në banesën e Skënder Daminit në qytetin e Vlorës, në shtëpi nuk ka pasur njeri, pasi gjyqtari e përdor atë si shtëpi pushimi.

Në njërën prej banesave të Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake që dyshohet se pa lejen e autoriteteve.

Damini, është njëri prej gjyqtarëve që kanë gjykuar dosjen e Dritan Dajtit dhe kanë vendosur heqjen e dënimit me burg përjetë dhe kthimin e tij në 25 vite burg.Petrit Aliaj gjithashtu ka dy shtëpi, një në Sarandë në lagjen numër dy, dhe një në Tiranë.

Aleks Nikolli ka një banesë në Lezhë, ndaj kontrollet janë janë zhvilluar në 4 qytete. Tre gjyqtarët janë të dyshuar për korrupsionProkuroria e krimeve të rënda ka nisur procedim penal për akuzat e korrupsionit dhe

shpërdorimit të detyrës për 3 gjyqtarët e apelit të krimeve të rënda, që shpëtuan nga burgimi përjetë Dritan Dajtin, i dënuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009.

Artikulli paraprakSHKODËR, MESI: RRUGA E VELIPOJËS DO TË RIPAROHET
Artikulli tjetërSHKODËR, MESI: E LUMTUR NËSE MË PROPOZOJNË SI KANDIDATE