E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së ka shkuar në selinë PD për të mbajtur një takim me kryetarin Lulzim Basha

Takimi mes kreut të demokratëve dhe zv/ ambasadores Leyla Moses Ones po mbahet aktualisht.

Një ditë më parë opozita mbajti protestën e radhës para Kuvendit ndërsa dorëzoi në KQZ dhe listën me kandidatë të cilët nuk pranojnë të marrin mandatin.

Ndërkohë dje 4 deputetë të LSI-së bënë betimin në Kuvend. Së bashku me mandatin e Myslim Murrizit dhe të Lefter Kokës, numri i deputetëve shkon në 85.

Ndërsa në KQZ dorëzuan dje formularin e dekriminalizimit dhe 6 të tjerë, çka çon në një kuvend me 91 mandate.

Ende nuk dihet se si do të veprojë Rudina Hajdari, nëse edhe ajo nuk do të lërë mandatin numri do të shkojë në 92.

Artikulli paraprakBASHA PËR BRUNO VESPAN: SI U BLENË ZGJEDHJET NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërRRËFIM – DI JASHARI