Kryeministri Edi Rama ka risjellë faktin që këtë vit të ri janë mbyllur me ligj kompanitë e basteve sportive dhe është ndaluar hedhja e fishekzjarreve nga qytetarët.

Krahas fotos së postuar në Instagram ku duket një kompani bastesh është e mbyllur dhe i ka lëshuar ambjentet e saj me qera, Rama shkruan se një vit të ri të tillë nuk e kishte parë prej kohësh.

“Vit i Ri si ky pa kumar e pa kapsolla s’ishte parë prej shumë kohësh. E pastë këmbën e mbarë deri në fund,”– shkruan Rama. 

Projektligji i miratuar në Parlament parashikonte që bastet sportive dhe kazinotë funksiononin deri në 31 dhjetor 2018 dhe më pas jo vetëm lloto dhe kazionotë, por edhe garat me qenë dhe çdo lloj basti tjetër online nuk do të lejohet në Shqipëri. 

Nga një vëzhgim i bere në Tiranë, rezulton se reklamat për llotot sportive janë hequr. Shumica e bizneseve që përdoreshin për lloto janë kthyer në lokale normale duke hequr kompjuterat për lloto.

Një pjesë tjetër e llotove kanë mbyllur aktivitetin duke i nxjerrë ambientet me qera.

Sa i përket fishekzjarreve, në mbrëmjen e ndërrimit të viteve ato janë hedhur në rrethe nga Bashkitë përkatëse, për shkak të urdhërit të ndalimit të përdorimit të tyre nga qytetarët për shkak të rrezikshmërisë.

Për personat që e kanë shkelur këtë ligj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka paralajmëruar ndëshkime.

Artikulli paraprakFrancë/ Shqiptari parandalon sulmin me kallashnikov në një diskotekë: S’ka lojëra me ne
Artikulli tjetërTërmet në Itali, banorët e Aquilas ende në rrezik ndaj lëkundjeve të tjera