LEZHË, 17-VJEÇARJA I JEP FUND JETËS ME FOSTOKSINË
Humbet jetën në spitalin e Lezhës 17-vjeçarja e cila kishte pirë fostoksinë, pasi akuzoi të atin për përdhunim para 3 ditësh.

E mitura XH.M nga fshati Rrilë e Lezhës ka denoncuar ditën e djeshme se babai i saj e ka ngacmuar që në moshën 12 vjeç dhe se në moshën 14 vjeç është abuzuar për herë të parë, ndërsa qe prej asaj kohe ishte pre e marrëdhënieve me dhunë me të atin.
Sipas Drejtorit të Spitalit të Lezhës, adoleshentja Xh.M është paraqitur në spital pasditen e sotme pas konsumimit të fostoksinës, por edhe pse i është dhënë ndihma e parë ajo nuk ka mundur të mbijetojë.
17-vjeçarja është ndarë nga jeta sot në orën 15:30 në spitalin e Lezhës, vetëm një ditë pasi ishte shtruar në spital për helmim me fostoksinë.
Minorenia e denoncoi të atin menjëherë sapo mbërriti në spital dhe policia e Lezhës arrestoi të atin 45 vjeç me inicialet M.F.
Mbi këtë shtetas rëndon akuza e “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura” dhe “marrëdhënie seksuale me persona në gjini”, parashikuar nga nenet 101 dhe 106 të Kodit Penal.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/dqqJXE-X6qc?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMBI 50% E NXËNËSVE I KANË BLERË LIBRAT
Artikulli tjetërPREZATOHET PROJEKTI, “EVROPA KRIJUESE”