Një Shkodër 100 % origjinale, siç e ka zbukuruar natyra, pa ndërhyrjet shkatërrimtare të njeriut, pa ndërtesat e betonit me demek të stilit kontemporan, pa makina,pa zhurmë e ndotje thjesht Shkodra e viteve 1914-1916.

Sa më sipër, është e strukur në një ekspozitë në një qoshe të qytetit, por në një qoshe me vlerë, shtëpia e të madhit Pashko Vasa. Fotografi të realizuara nga të huajt që asokohe vizituan vendin tonë, që u nxorren nga arkivat e Vienës nga studiuesi Pjetër Logoreci.

Nën kujdesin e organizates Eko Mendje, kjo ekzpozitë do të përpiqet të largojë heshtjen që ka mbizotëruar në shtëpinë muze të shkrimtarit. Kjo ekspozitë vendoset përfundimisht në këtë ambient dhe pritet të ngjallë mjaft interes tek turistët vendas,dhe sidomos tek ata të huaj.

Artikulli paraprak“SHKRIHET” STACIONI I POLICISË NË VELIPOJË
Artikulli tjetërKUSH E QITI “ME KRY N’HI” SHTËPINË E PASHKO VASËS?