E përplas furgoni teksa lëvizte me biçikletë, ndërron jetë

E përplas furgoni teksa lëvizte me biçikletë, ndërron jetë Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Fajancës”. Një qytetar me biçikletë, i identifikuar si Thanas Qerimi, 78 vjeç, është përplasur nga një mjet teksa ishte duke kaluar në rrugë me biçikletën e tij dhe është lënë i pajetë ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë, ai është identifikuar më pas si Renato Shahinasi, 36 vjeç. Sipas dëshmive të mara në vendin e ngjarjes dyshohet që mjeti i cili ka përplasur personin ende të paidentifikuar ka qenë një furgon në ngjyrë portokalli.

Artikulli paraprakVOLEJ, VLLAZNIA GATI PËR KUPËN E SHQIPËRISË
Artikulli tjetërNGACMON SEKSUALISHT VAJZËN E MITUR, ARRESTOHET 60-VJEÇARI