Një aksident i rrallë është regjistruar nga Policia e Elbasanit. Këtë herë, aksidentin e ka shkaktuar një biçikletë dhe personi i plagosur ka përfunduar në spital.

Ndërkohë, mësohet se për autorin e aksidentit, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Q. T., vjeç 18, banues në Elbasan, pasi në “Kryqëzimin e Dinamos”, në lagjen “Kongresi Elbasanit”,

duke udhëtuar me biçikletë tip “AUXJANK” ka përplasur shtetasin M. Th., vjeç 20, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital Elbasan, jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHPËTOHET VELIERA GJERMANE, KISHTE MBETUR NË MES TË DETIT
Artikulli tjetërADEMI: QEVERIA SHOW NË SHKODËR PËR BYPASSI-N, RRENA DITËN PËR DIELL MBI PROJEKTIN