Besimtarët katolike të Shkodrës ashtu si në mbarë botën kanë kremtuar të premten e madhe ne prag të festës së Pashkëve.

Në meshën e lutjeve të drejtuar nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër – Pult Mons. Angelo Massafra, mesazhi ka qënë i drejtpërdrejtë për besimtarët, për mesazhin e një kishe pranë njerëzve, dhe me besimtarët përreth zotit në këtë festë të ringjalljes së Krishtit.

E Premtja e Madhe shoqërohet me lutje, heshtje e agjërim nga besimtarët katolik. E premtja e madhe, përmbyll edhe një jave lutjesh dhe sakrificash të besimtarëve në prag të festës së pashkëve.