Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani paditet në gjykatë dhe i kërkohet të paguajw 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi ndaj trajnerit italian të kombëtares shqiptare Cristian Panucci.

Padia është depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuccit, i cili kërkon që të dëmshpërblehet për dëmin që i kanë shkaktuar deklaratat e ish-Presidentit Nishani.

“Bravo Kosova, Panucci një sharlatan që shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar”- shprehej Nishani disa kohë më parë, pas ndeshjes Kosovë-Shqipëri, ku kombëtarja jonë humbi 3 me 0.

E pikërisht kjo deklaratë e Nishanit është paditur nga Panucci, padi e cila do të shqyrtohet nga gjyqtarja Anila Karanxha. Veç dëmit ekonomik Panucci kërkon dhe përgënjeshtrim të kësaj deklarate nga ish-Presidenti Nishani.

Artikulli paraprakVODHEN ARKËN E KATEDRALES, ARRESTOHEN HAJDUTËT BESIMTARË
Artikulli tjetërBIE NË KONTAKT ME RRYMËN DUKE PUNUAR PËR LINJËN E INTERNETIT, NDËRRON JETË 42-VJEÇARI