Një adoleshente është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në Durrës. Sipas denoncimit të saj, në Policinë Vendore, mësohet se autori i dhunës është bashkëjetuesi i mamasë së saj.

Pas denoncimit Policia plotësoi kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për A. S., 17 vjeçe.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 19. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen me iniciale A. S., vjeçe 17, banuese në Durrës,

pasi bashkëjetuesi i mamasë, shtetasi E. R., vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Artikulli paraprakGJYKATA GREKE LIRON SHQIPTARIN E AKUZUAR NGA TURISTJA ANGLEZE PËR PËRDHUNIM
Artikulli tjetërKËRKOHEJ NË GJERMANI PËR VRASJE, ARRESTOHET NË ITALI SHQIPTARI