Para dy ditësh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha. Komisioni ka konstatuar se gjyqtari Fuat Vjerdha ka deklaruar në 2016-ën 1.58 milionë lekë gjendje cash në shtëpi dhe 2.7 milionë lekë në llogari bankare.

Ndërsa në deklaratën vetting ka pasqyruar gjendje cash në shtëpi vetëm 200 mijë lekë dhe shpenzimet shëndetësore. Ndërkohë lidhur me shkarkimin e tij, ish-kreu i Apelit të Shkodrës Fuat Vjerdha ka reaguar përmes një statusi në facebook duke u shprehur se nga salla e vetingut kam dalur kryenaltë,sepse u provua që nuk kam qënë dhe nuk jam I korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë….

Të dashur miq!
Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen qe po më jepni me mesazhet tuaja dhe keqardhjen qe shprehni për shkarkimin tim nga detyra fisnike e gjyqtarit, të cilen e ushtrova per 25 vite.Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave.

Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e tëmajtë qe më njihnin.E përsëris se nga salla e vetingut kam dalur kryenaltë,sepse u provua që nuk kam qënë dhe nuk jam I korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër.

Gjithçka tjeter është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që une kam përfaqësuar në gjyqesorin shqiptar.

Mos ndjeni keqardhje per mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranes.
Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë! Shkruan Vjerdha….

I pyetur nga relatori Hamitaj nëse kishte përfshirë në deklarime edhe të ardhurat e babait, Vjerdha u përgjigj se në çdo deklarim kishte pasqyruar mundësitë e tij të kursimit. Duke sqaruar se babai i tij kishte pasuri të trashëguar dhe një dyqan në Shkodër, ai pohoi se të ardhurat e të atit ishin pasqyruar në deklaratat vjetore.

Artikulli paraprakSHËNDETI – 12 .06.2019
Artikulli tjetërKE: ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT DUHET TË MBAHEN