Pas shkarkimit nga Vettingu për kontakte të papërshtashme edhe Kolegji i Apelimit ka lënë jashtë sistemit të drejtësisë gjyqtarin e lartë Tom Ndreca.

Ishte vetë Ndreca që apeloi vendimin e KPK-s në kolegj, ndërsa trupi gjykues me përbërjen relatore ish-kryeprokuroren Ina Rama, kryesuese Albana Shtyllën dhe anëtarë Natasha Mulja, Rezarta Shultz dhe Sokol Çomo vendosën lënien në fuqi të shkarkimit.

Shkarkimi i Tomës në Vetting u bë për mosjustifikim pasurie dhe për kontakte të papërshtatshme me kunatin e tij të proceduar për narkotrafik.

Ndreca në karrierën e tij ka qenë edhe pjesë e trupës gjykuese e cila shqyrtoi edhe dosjen e “21 janarit”

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE